Pastiçe me Mish dhe Beshamel
Recipe by Rozafa
Course: MainDifficulty: Medium
Servings
8
servingsPrep time
1
hourCooking time
40
minutesIngredientët
1 pako makarona
2 kokrra vezë
500 gram mish i grirë
1 shishe salcë domate
2 kokrra qepë të mëdha
6 thelbi hudhra
1 filxhan kafe verë e kuqe
1 lugë çaji mjaltë me kanelle
1 filxhan uji
200 gram djathë parmigiano i grirë
Vaj ulliri + kripë
½ lugë çaji nenexhik
½ lugë çaji rigon
½ lugë çaji spec i kuq i ëmbël
½ lugë çaji hudhër pluhur
¼ lugë çaji sheqer
3 gjethe dafine
¼ lugë çaji spec djegës
+ Salce Beshamel
Përshkrimi
- Në fillim përgatisim salcën ku në një enë mesatarisht të thelle skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë qepën e grirë imët, dhe kur kjo e fundit fillon të zbutet shtojmë mishin e grirë, hudhrat, kripë dhe rigon.
- Kur mishi të jetë pothuajse gati shtojmë mjaltin me kanellë, e përziejmë në mënyrë që ëmbëlsia e mjaltit të përhapet gjithandej dhe në fund e shuajmë me verë të kuqe duke e përzier përsëri derisa vera të avullojë.
- Në fund shtojmë salcën e domates bashkë me erëzat si nenexhik, rigon, spec I kuq I ëmbël, spec djegës, hudhrat e thata, dafinën, kripën dhe sheqerin.
- Pasi I kemi përzier mirë shtojmë ujin, e lëm të marrë valë dhe pasi ka marrë valë e ulim temperaturën dhe e lëm të ziej derisa të dale yndyra në sipërfaqe.
- Ndërkohe që salca është pothuajse gati ziejmë makaronat dhe pasi i kemi zier i kullojmë, i lëm të ftohen pak dhe shtojmë 2 kokrra vezë dhe 4 lugë nga salca me mish, i përziejmë mirë të gjitha dhe i shtrojmë në tepsi duke e sistemuar mirë sipërfaqen.
- Mbi të shtojmë të gjithë salcën e përgatitur me mish të grirë dhe e lëm mënjanë ndërkohë që përgatisim beshamelin.
- Për beshamelin në një enë mesatare përziejmë mirë gjalpin me miellin dhe mbi të shtojmë pak nga pak qumështin (mund ti hidhni edhe veze sipas dëshirës) e përziejmë vazhdimisht që mos të formohen kokrra derisa të marrë valë.
- Në momentin që merr valë shtojmë kripën dhe arrën e moskatit dhe e lëm të ziej duke e vazhduar përzierjen dhe për 5 minuta më shumë.
- Pas kësaj beshamelin e hedhim mbi gjithë sipërfaqen e salcës dhe mbi të shtrojmë djathin parmigiano të grirë.
- Pastiçia piqet në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 45 minuta ose derisa sipërfaqja të marre një ngjyrë kafe të lehtë.
- Pas kësaj e servirim të shoqëruar me një sallatë të thjeshtë me rukola, domate dhe parmigiano.




