Embelsira, Krem

Pavlova

0 comments

Ingredientët:

  • 6 të bardha veze
  • 1 ½ filxhan sheqer
  • 3 lugë çaji niseshte
  • 1 lugë çaji uthull
  • 1 majë luge çaji kripë
  • Për Kremin:
  • 500 gram philadelphia
  • 4 – 5 lugë gjelle sheqer pluhur
  • Lëkura e grirë e një portokalli
  • Fruta pylli për zbukurim

Përshkrimi:

Të bardhat i vezëve i rrahim me një majë luge kripë derisa të përftohet një masë kremoze e ngrirë tek e cila hedhim pak nga pakë (nga një lugë gjelle) sheqerin derisa të formohet një masë shumë e ngjeshur tek e cila në fund hedhim niseshtenë duke e shpërndarë gjithandej dhe uthullën e rrahim dhe për pak sekonda dhe pas kësaj është gati.

Kremin e përftuar e hedhim në formë rrethi mbi një tepsi tek e cila kemi shtruar më parë një letër kuzhine.

Kremin që kemi hedhur në tepsi e rregullojmë me ndihmën e një spatule për ti dhëne një formë sa më rrumbullake me një trashësi 4 gisht

Pas kësaj e pjekim në furrë të para ngrohur 120°C për 60 minuta dhe më pas pa e hapur sobën e ulim temperaturën ne 100°C dhe e lëm 30 minuta të tjera

Në fund e hapim vetëm një gisht derën e sobës dhe e lëm pa e prekur dhe pa e nxjerrë nga furra për 1 ore tjetër

Mënjanë përgatisim kremin me philadelphia ku ketë të fundit e rrahim me sheqerin pluhur dhe lëkurën e portokallit dhe e shtrojmë me shumë kujdes mbi sipërfaqen e pavlovës (pasi është shume e shrifet dhe mund te thërrmohet shumë lehtë)

Mbi krem vendosim frutat e prera ose çdo gjë tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*