Ingredientët:
- 1 peshk dental rreth 1 kg
- 300 gram domate qershi
- 10 – 15 ullinj të zinj
- 2 degë selino me gjethe
- ½ lugë çaji rigon
- 1 lugë çaji fara fenel
- 1 lugë çaji kripë
- 1 – 2 kokrra limon me feta
- Vaj ulliri sipas dëshirës
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mirë peshkun dental dhe e spërkasim nga të dy anët mirë me kripë e pas kësaj e vendosim në enën ku do ta pjekim
Domatet qershi i ndajmë në 2 pjesë dhe i shpërndajmë nëpër tavë bashkë me ullinjtë dhe midis tyre vendosim 2 degët e selinos.
Mbi sipërfaqen e peshkut presim disa shirita të cilat i mbushim me feta limoni të prera holle.
Në mesin e peshkut vendosim 2 feta limon, disa domate qershi dhe 2 copa ullinj duke e spërkatur mirë me kripë.
Mbi te gjithë sipërfaqen e tavës hedhim pak rigon, farat fenel dhe kripë dhe në fund e spërkasim në mënyrë të bollshme me vaj ulliri (edhe brenda peshkut ku kemi vendosur domatet)
Tavën e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 35 – 40 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra e konsumojmë të ngrohtë.




