Brumra, Embelsira

Petulla me Qumësht Arre Kokosi

0 comments

Ingredientët:

  • 1 ¼ filxhan qumësht arre kokosi
  • 8 gram maja e thatë
  • ½ filxhan sheqer
  • 1 kokërr vezë
  • 110 gram gjalpë
  • 1 lugë gjelle vaj luledielli
  • 1 lugë çaji kripë
  • 4 filxhan miell
  • Vaj për skuqje

Përshkrimi:

Në një enë të vogël ngrohim pak qumështin e arrës së kokosit (duhet të jetë I ngrohtë jo I nxehtë) dhe në të tresim majanë e thatë, e lëm të pushoj për 5 minuta ndërkohë që mënjanë përgatisim pjesën tjetër.

Në një enë mesatarisht të thellë përziejmë miellin me kripën, sheqerin, gjalpin e shkrirë, vajin e lulediellit, vezën dhe majanë e tretur në qumësht.

E punojmë mirë derisa të përftojmë një brumë të qëndrueshëm I cilin fillon të shkëputet nga anët e enës (dmth ngjit pak por jo shumë)

Brumin e përftuar e marrim dhe e vendosim në një enë të cilën e mbulojmë me kapak dhe e vendosim të pushoj në një vend të ngrohtë për 1 – 2 orë derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.

Pas kësaj brumin e përftuar e hapim me kujdes në tavolinën e punës të cilën e kemi spërkatur me miell (e hapim me një trashësi 1 cm)

Me ndihmën e një forme prej zemre presim brumin dhe e skuqim menjëherë në vaj të ngrohur më parë me temperaturë mesatare.

Petullat e skuqura I lëm të pushojnë dhe të ftohen pak mbi një letër kuzhine (dhe pse këto petulla nuk thithin fare vaj) dhe pas kësaj I përziejmë me sheqer për një shije me të veçantë ose I konsumojmë ashtu me mjaltë ose diçka tjetër sipas dëshirës)

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*