Brumra, Embelsira

Petulla të Thjeshta

0 comments

Ingredientët:

  • 300 gram miell
  • 3 lugë çaji sheqer
  • 1 lugë çaji kripë
  • Rreth 1 filxhan ujë i ngrohtë
  • 5 gram maja e thatë

Përshkrimi:

Në një enë të thelle përziejmë mire miellin me sheqerin dhe kripën ndërkohë që mënjanë ngrohim ujin dhe në ½ e filxhanit të ujit tresim majanë e thatë për pak minuta.

Pas kësaj majanë e tretur e bashkojmë me miellin dhe shtojmë uji e mbetur derisa të përftojmë një masë brumi mesatarisht të hollë.

Masën e brumit të përftuar e mbulojmë me një qese kuzhinë dhe e vendosim të pushoj në një vend të ngrohtë për 30 – 40 minuta derisa të dyfishojë masën e saj fillestare.

Kur brumin e kemi gati e përziejmë dhe një here dhe me ndihmën e një luge hedhim brumin në vajin e ngrohur dhe I skuqim petullat duke I kthyer vazhdimisht nga të gjitha anët.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*