Ingredientët:
- 4 tufa hithra
- 5 – 6 bishta qepësh të njoma
- 3 tufa kopër
- 5 kokrra vezë
- 500 gram miell misri
- 3 lugë gjelle miell gruri
- 2 filxhan qumësht
- 150 gram djathë gorgonzola
- ¼ filxhan vaj ulliri
- 2 lugë çaji kripë
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë mirë dhe me kujdes hithrat dhe i marrim vetëm gjethet të cilin i grijmë trashë dhe e ziejmë me pak vaji ulliri, pak kripë dhe ujë derisa të marrin vale (2 – 3 minuta në mënyrë që të zbuten pak dhe pas kësaj i lëm mënjanë të kullojë dhe të ftohet)
Për përgatitjen e brumit në një enë të thellë përziejmë mire vezët me qumështin dhe vajin e në fund shtojmë miellin e misrit të cilët I kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën.
Tek masa e përftuar shtojmë hithrat, qepët e njoma të grira mesatarisht imët, koperinë e grirë, djathin gorgonzola dhe i përziejmë mirë të gjitha derisa të përftojmë një masë të njëjtë. (jo shumë e trashë, jo shumë e hollë)
Këtë masë e derdhim në tepsinë ku do ta pjekim të cilën e kemi lyer më parë me vaj dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 50 minuta. (minutat janë në varësi të trashësisë së pispilisë dhe të furrës)
Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak dhe më pas të pushoji mbi një tel kuzhine.
Rekomandohet ta konsumojmë të ngrohtë të shoqëruar me kos ose më çdo gjë tjetër sipas dëshirës.




