Pispili me Presh dhe Selino
Recipe by Rozafa
Course: MainDifficulty: Easy
Servings
8
servingsPrep time
20
minutesCooking time
50
minutesIngredientët
8 presh (vetëm pjesa jeshile)
4 – 6 degë selino
4 tufa majdanoz
4 tufa kopër
4 kokrra vezë
¼ filxhan ujë
500 gram miell misri
250 gram djathë i bardhë
¼ filxhan vaj ulliri
½ – 1 lugë çaji kripë
Përshkrimi
- Në fillim pastrojmë mirë preshin të cilin e grijmë mesatarisht bashkë me selinonë dhe e ziejmë me pak vaji ulliri, pak kripë dhe ¼ filxhan ujë në tenxhere me presion për 20 minuta në temperaturë mesatarisht të ulët (2 – 3)
- Pasi i gatuajmë i lëm mënjanë të ftohet ndërkohë që përgatisim pjesën tjetër.
- Në një enë të thellë përziejmë mire vezët me qumështin dhe vajin e në fund shtojmë miellin e misrit të cilin e kemi përzier më parë me kripën.
- Tek masa e përftuar shtojmë preshin e gatuar të cilin e kemi në temperaturë ambienti, majdanozin dhe koperin të grirë shumë hollë, djathin e bardhe dhe i përziejmë mirë të gjitha derisa të përftojmë një masë të njëjtë.
- Këtë masë e shtrojmë në tepsinë ku do ta pjekim të cilën e kemi lyer mirë me vaj dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 50 minuta. (minutat janë në varësi të trashësisë së pispilisë dhe të furrës)
- Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak dhe më pas të pushoji mbi një tel kuzhine.
- Rekomandohet ta konsumojmë të ngrohtë të shoqëruar me kos ose më çdo gjë tjetër sipas dëshirës.