Brumra, Bukë

Pispili me Presh në Mes

0 comments

Ingredientët:

  • 8 presh (vetëm pjesa jeshile)
  • 300 gram miell misri
  • 200 gram miell gruri
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan vaj ulliri
  • 200 gram djathë parmigiano
  • 200 gram djathë i bardhë
  • 5 kokrra vezë
  • 2 lugë çaji pluhur pjekës
  • ½ lugë çaji sodë buke
  • ½ – 1 lugë çaji kripë

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë mirë preshin të cilin e grijmë trashë dhe e ziejmë me pak vaji ulliri, pak kripë dhe ¼ filxhan ujë në tenxhere me presion për 30 minuta në temperaturë mesatarisht të ulët (2 – 3)

Pasi e gatuajmë preshin e lëm mënjanë të ftohet ndërkohë që përgatisim pjesën e brumit.

Në një enë të thellë përziejmë mire vezët me qumështin dhe vajin e në fund shtojmë miellin e misrit me atë të grurit të cilët I kemi përzier më parë me pluhurin pjekës, sodën e bukës dhe kripën.

Gjysmën e masën së përftuar e vendosim në një tepsi mesatare, të cilën e kemi lyer më parë me vaj, mbi të shtojmë me kujdes preshin që kemi gatuar më parë dhe mbi këtë të fundit djathin e bardhë të copëzuar.

E mbulojmë me kujdes me pjesën e mbetur të brumit dhe e spërkasim të gjithë sipërfaqen me djathin parmigiano të grirë.

E pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 40 – 50 minuta. (minutat janë në varësi të trashësisë së pispilisë)

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak dhe e konsumojmë të ngrohtë të shoqëruar me kos ose më çdo gjë tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*