Brumra, Byrek

Pispili me Spinaq dhe Qepë të Njoma

0 comments

Pispili me Spinaq dhe Qepë të Njoma

Recipe by Rozafa Course: MainDifficulty: Easy
Servings

8

servings
Prep time

30

minutes
Cooking time

30

minutes

Ingredientët

  • 800 gram 800 spinaq

  • 500 gram 500 qepë të njoma

  • 5 5 tufa kopër

  • 500 gram 500 miell misri

  • 300 gram 300 djathë i bardhë

  • Ujë (aq sa nevojitet)

  • ¼ filxhan çaj ¼ vaj ulliri

  • 1 – 1 ½ lugë çaji 1 – 1 ½ kripë

Përshkrimi

  • Si fillim pastrojmë mirë spinaqin të cilin e grijmë mesatarisht dhe tek ai shtojmë qepët e njoma dhe koperin e grirë imët.
  • Vazhdojmë duke shtuar kripën dhe i punojmë të gjitha bashkë me dorë duke i shtypur që të ulet volumi dhe të miksohen shijet më së miri.
  • Mënjanë në një enë të thellë hedhim miellin e misrit dhe shtojmë pak nga pak ujin e vakët derisa të përftohet një masë mesatarisht e holle (që shkëputet lehtë nga luga)
  • Tek kjo masë shtojmë përzierjen e spinaqit, vajin e ullirit dhe djathin e bardhë të cilin e kemi copëzuar më parë.
  • E përziejmë të gjitha me kujdes derisa të miksohen të gjithë ingredientët dhe në fund masën e përtuar e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer shumë mirë me vaj ulliri.
  • Për të drejtuar sipërfaqen mund të përdorim dorën e lyer me vaj ulliri ose një spatul të lyer mirë me vaj ulliri në mënyrë që mos të ngjisë gjatë drejtimit.
  • E pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 30 minuta. (minutat janë në varësi të trashësisë së pispilisë dhe të furrës)
  • Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak dhe më pas të pushoji mbi një tel kuzhine.
  • Rekomandohet ta konsumojmë të ngrohtë të shoqëruar me kos ose më çdo gjë tjetër sipas dëshirës.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*