Ingredientët:
- 1 pako pite
- 10 – 15 feta proshutë
- 10 – 15 djathë Gouda
- 1 kokërr qepë e madhe
- 3 domate mesatare
- Sallatë sipas dëshirës
- 2 avokado të pjekura
- Kripë + Tzatziki
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë dhe presim me feta të holla qepën, domatet, kastravecët dhe avokadon dhe i lëm mënjanë bashkë me proshutën, djathin dhe sallatën.
Pas kësaj fillojmë pjekim pitet në një thekëse ose në furre për 2 minuta sa të ngrohen pak dhe pas kësaj në mes vendosim sallatën, mbi të proshutë, djathin gouda, domatet e prera në feta të holla, pak qep, pak kastravec, avokado, i shtojmë pak kripë dhe e mbështjellim me kujdes.
E rikthejmë dhe një herë tek thekësaja për 2 – 3 minuta të tjera dhe e konsumojmë te shoqëruar me tzatziki, mustarde apo ketchup sipas dëshirës.




