Antipasta, Brumra, Byrek

Pite me Mish të Grirë

2 comments

Pite me Mish të Grirë

Recipe by Rozafa Course: AppetizersDifficulty: Medium
Servings

15

servings
Prep time

1

hour 
Cooking time

15

minutes

Ingredientët

  • Për Brumin:

  • 310 gram 310 uji i vakët

  • 1 kallëp 1 maja birre e freskët

  • 500 gram 500 miell

  • ½ lugë gjelle ½ kripë

  • Për Mbushjen:

  • 2 kokërra 2 qepë të madha

  • 300 gram 300 mish i grirë

  • 2 thelbi 2 hudhra

  • 1 lugë gjalpë + pak vaj ulliri

  • ½ lugë çaji ½ rigon

  • 2 lugë gjelle 2 salcë

  • ¼ filxhan ¼ verë e kuqe

  • Kripë sipas dëshirës

Përshkrimi

  • Në fillim përgatisim mbushjen e piteve ku në një enë mesatare skuqim qepën e grirë mesatarisht hollë me gjalpë, vaj ulliri dhe kripë derisa qepa fillon të zbutet pak shtojmë mishin e grirë, hudhrat, kripë dhe rigon.
  • Kur mishi të jetë pothuajse gati e shuajmë me verë të kuqe duke e përzier përsëri derisa vera të avullojë.
  • Në fund e heqim nga zjarri dhe e lëm të ftohet plotësisht ndërkohë që mënjanë përgatisim brumin.
  • Në një enë të thelle përziejmë ujin e vakët me majanë dhe kur majaja të tretet plotësisht shtojmë pak nga pak miellin të cilin e kemi përzier më parë me kripën, e punojmë mirë derisa të përftojmë një masë brumi të qëndrueshëm të cilin e vendosim të pushoj në një vend të ngrohtë për 30 – 45 minuta të mbuluar me një pecetë kuzhine derisa të dyfishojë masën e tij fillestare.
  • Kur brumi është gati e ndajmë në pjesë të vogla (mua më dolën 15 por kjo varet në varësi të madhësisë së piteve) dhe çdo pjesë e punojmë pak me dorë për ti dhënë një formë rrumbullake dhe e hapim me ndihmën e një petëze (pec/okllai) në madhësinë e dëshiruar. Në mes të çdo pete vendosim 2 lugë gjelle me mish të grirë dhe e mbyllim me kujdes duke formuar një gjysmë hëne anët e së cilën i puthitim shumë mirë në mënyrë që mos të dalë mbushja gjatë pjekjes.
  • Pas kësaj I vendosim në tepsinë ku do ti pjekim tek e cila kemi shpërndarë pak miell dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 250°C për 10 – 15 minuta pas së cilave I nxjerrim nga furra dhe I lëm të pushojnë 5 minuta para se ti konsumojmë.

2 Comments

  1. Pershendetje,

    Me intereson te receta e piteve pse duhen 6 vezë??

    Je e mrekullueshme

    • Përshëndetje e dashur, në radhë të parë të falenderoj shumë për vlerësimin dhe të kërkoj shumë ndjesë për gabimin trashanik të vezëve. Kjo recetë nuk ka asnjë vezë, nuk e di si me ka shpëtuar kjo gjë pa e vënë re para se ta publikoja. Të kërkoj ndjesë përsëri duke uruar mos të kem prishur punë. Gjithë të mirat.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*