Brumra, Byrek

Pizza e Shpejtë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë sfoliat ose Brisee
  • 1 lugë çaji mustard
  • 1 lugë çaji ketchup
  • 1 lugë çaji salce ulliri
  • ½ filxhan djathë parmigiano
  • ½ filxhan djathë i bardhë
  • 2 spec i kuq   
  • 2 speca jeshil
  • 1 domate e madhe
  • 10 feta djathë gouda
  • 2 patëllxhan mesatarë
  • 1 kokërr qepë e madhe
  • ¼ lugë çaji rigon
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 1 lugë gjelle susam
  • 4 lugë gjelle vaji ulliri

Përshkrimi:

Në fillim presim që peta e sfoliatit të shkrijë plotësisht (unë zakonisht e marr në supermarket) dhe pas kësaj e shtojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj luledielli.

Mbi petën e sfoliatës krijojmë një shtresë të holle me mustardën, kechup dhe salcën e ullirit.

Me pas vendosim me radhë djathin gouda, mbi të cilin vazhdojmë me domatet e prera në feta, patëllxhanët e prerë në feta të holla, specat e prerë shumë holle gjithashtu.

Mbi to shpërndajmë gjithandej qepën e prerë me feta shumë holle të cilën e shtypim pak më dorë, si dhe djathin e bardhë të thërrmuar me dorë.

Ne fund e spërkasim gjithandej me vaj ulliri, kripë, rigon dhe susam

E pjekim në furre të para ngrohur 200°C për 35 – 45 minuta pas së cilave e nxjerrim dhe e lëm të pushojë 15 – 20 minuta para se ta konsumojmë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*