Brumra

Pizza me Djathë dhe Fiq të Freskët

0 comments

Ingredientët:

  • Për brumin:
  • 250 ml uji i ngrohtë
  • 2 – 3 filxhan miell për pizza
  • 1 lugë çaj kripë
  • 1 lugë çaj sheqer
  • 1 lugë çaj maja (5 gram)
  • Për Mbushjen:
  • 4 – 5 fiq të pjekur
  • 100 gram gorgonzola
  • 250 gram djathë i bardhë
  • 100 gram ricotta
  • 1 – 2 lugë gjelle mjaltë
  • një majë luge kripë                                                  

Përshkrimi:

Në një enë të thellë përziejmë të gjithë ingredient e mësipërm për brumin derisa te arrijmë një masë brumi të qëndrueshëm, të butë I cili nuk ngjit më në anët e enës

Brumin e përftuar e vendosim në një enë të thellë, e mbulojmë më një pecetë kuzhine dhe e vendosim në një vend të ngrohte (jo te nxehte) për 40 – 60 minuta derisa të dyfishojë masën e tij fillestare. (ose mund të përdorim një petë për pizza të gatshme)

Ndërkohë që presim brumin të vij përgatisim mbushjen ku në një enë përziejmë djathin e bardhe, ricotta, dhe gorgonzola dhe në një enë tjetër hedhim rrushin e zi të cilin e kemi larë dhe prerë në dy pjesë çdo kokërr.

Kur brumi të ketë dyfishuar masën e tij fillestare e marrim dhe e hapim mbi tepsinë ku kemi shtruar më parë një letër kuzhine dhe e hapim me dorë duke ja tërhequr me kujdes anët derisa të arrij madhësinë e dëshiruar rreth 1 – 1,5 cm.

Përhapim gjithandej mbi pete djathërat që kemi përzier më parë duke lën rreth një gisht anët bosh dhe vazhdojmë duke shtuar fiqtë e prere sipas dëshirës.

Në fund e spërkasim me pak mjaltë dhe kripë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 30 minuta

Pas kohës së indikuar e nxjerrim nga furra dhe e lëm të ftohet pak për ta konsumuar të ngrohtë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*