Antipasta, Embelsira

Pjeshkë të Mbushura me Tërshërë dhe Boronica

0 comments

Ingredientët:

  • 6 pjeshkë mesatare
  • 1 filxhan tërshërë e shtypur
  • 2 lugë gjelle sheqer kane
  • ¼ lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji kanellë
  • 2 lugë gjelle vaj arre kokosi
  • ¾ filxhan boronica të freskëta
  • ¼ filxhan arra të grira mesatarisht
  • 6 copëza të vogla gjalpë

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë pjeshkët (nuk ja heqim lëkurën, vetëm bërthamën duke i hequr pjesën e sipërme dhe pastaj me kujdes i heqim bërthamën pas së cilës e pastrojmë pjeshkën me kujdes brenda dhe e vendosim në tepsinë ku do ta pjekim.

(Për të qenë më e lehtë pjekja mund të përdorni në tepsi për cupcake të mëdha me 6 vende por kjo varet sipas mundësisë dhe dëshirës)

Në një tas mesatarë përziejmë mirë tërshërën me sheqerin e kanës, kripën, kanellën, vajin e arrës së kokosit, arrat e grira mesatarisht dhe boronicat e freskëta dhe me miksimin e përftuar mbushim të gjitha pjeshkët.

Në fund mbi to vendosim në copëz shumë të vogël gjalpë dhe i pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 30 – 40 minuta pas së cilave I nxjerrim nga furra I lëm të pushojnë 10 – 15 para se ti konsumojmë.

Ideale do të ishte të shoqëroheshin me akullore me vanilje por për një dietë akoma më të shëndetshme të cilën unë e pëlqej shumë ju rekomandoj ta shoqëroni me kos grek dhe mjaltë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*