Ingredientët:
- 4 kokrra vezë
- 1 filxhan sheqer i bardhë
- 1 filxhan vaj luledielli
- 1 filxhan kos
- 1 filxhan fanta portokalli
- 1 lugë gjelle portokall I grirë
- 1 pako petë për bakllava
- Për Sherbetin:
- 2 filxhan sheqer
- 2 filxhan ujë
- 1 filxhan lëng portokalli
Përshkrimi:
Para së gjithash përgatisim shërbetin, të cilin pasi e kemi bër gati e lëm mënjanë të arrij temperaturën e ambientit për ta përdorur.
Më pas mënjanë shkrijmë në temperaturë ambienti petët e bakllavasë në mënyrë që të jenë gati kur të na duhen.
Në një enë përziejmë mire vezët me sheqerin derisa të përftojmë një masë kremoze tek e cila shtojmë më pas vajin e lulediellit, kosin, lëkuren e grirë të portokallit dhe në fund fanta portokalli.
Petët e bakllavasë të cilat i kemi në temperaturë ambienti, i hapim, i copëzojmë me duar që mos të jenë të ngjitura dhe pas kësaj i shtojmë tek miksimi i mëparshme.
Masën e përftuar e hedhim në një enë të cilën e kemi lyer më parë me gjalpë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 180°C për 45 – 50 minuta.
Pas kësaj sapo e nxjerrim nga furra hedhim në të shërbetin që e kemi në temperaturë ambienti dhe e lëm të pushoji për minimum 12 orë në mënyrë që sherbeti të përthithet më së miri.




