Embelsira, Krem

Profiterol me Krem Pasticerie

0 comments

Ingredientët:

  • 100 gram gjalpë
  • 125 ml uji
  • 125 ml qumësht
  • 1 majë luge çaji kripë
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 150 gram miell
  • 4 kokrra vezë
  • Për kremin e pastiçerisë:
  • 500 ml qumësht
  • 150 gram sheqer
  • 75 gram miell
  • 3 të verdha veze
  • 1 lugë çaji vanilje
  • 100 gram çokollatë

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim kremin ku në një enë mesatarisht të thellë hedhim sheqerin dhe të kuqet e vezëve, I përziejmë me ndihmën e një teli kuzhine derisa te arrijmë një masë të një trajtëshme me ngjyrë pana, tek e cila shtojmë më pas miellin, kripën dhe vaniljen, I përziejmë përsëri dhe fillojmë duke shtuar qumështin pak nga pak ndërkohë që e përziejmë vazhdimisht.

Kur kremi të filloj të marri valë e lëm edhe pak minuta duke e përzier dhe shtojmë gjalpin, e trazojmë derisa gjalpi të shkrije dhe e hedhim në një enë tjetër duke puthitur mbi gjithë sipërfaqen e kremit një qese kuzhine ne mënyrë qe sipërfaqja mos të krijojë një cipë të forte.

Për përgatitjen e profiteroleve na nevojitet një enë mesatare tek e cila ngrohim ujin, qumështin, gjalpin, sheqerin dhe kripën, dhe kur uji të jetë gati për të marrë valë hedhim miellin dhe e përziejmë shpejt dhe vazhdimisht me ndihmën e një luge druri .

E kuptojmë qe është gati kur në fundin e enës krijohet një cipë e holle dhe brumi nuk ngjit më gjatë përzierjes

Brumin e hedhim në një enë tjetër dhe e lëm të pushoj pak që mos të jetë shumë I nxehtë dhe fillojmë shtojmë një nga një vezët duke e punuar vazhdimisht brumin derisa në fund arrijmë një mase kremi te trashë.

Masën e përftuar e hedhim menjëherë në një qese kuzhine dhe në një tepsi të shtruar më parë me letër kuzhine formojmë disa forma rrumbullake sipas dëshirës.

E fusim menjëherë në furrë te para ngrohur ne 180°C për 25 – 30 minuta deri sa të marrin një ngjyrë kafe të lehtë.

Pasi I nxjerrim nga furra I vendosim të ftohen mbi një tel kuzhine dhe pasi janë ftohur fillojmë I mbushim duke bërë paraprakisht 1 vrima të vogël në pjesën e poshtme të çdo profiteroli dhe në këtë hapësirë bëjmë mbushjen me kremin që kemi përgatitur më parë.

Në fund shkrijmë çokollatën, e përziejmë mirë dhe mbi të vendosim me kujdes pjesën e sipërme te profiterolit duke e ngjeshur pak por pa e lëshuar dhe më pas e vendosim mbi një tel kuzhine derisa çokollata të thahet.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*