Ingredientët:
- 1 pulë deti rreth 4.5 – 5 kg
- ½ filxhan ujë
- ½ filxhan verë e kuqe
- 1.5 – 2 kg patate të vogla të kuqe
- Për lyerjen e pulës:
- 1 lugë gjelle mustardë
- 1 lugë gjelle mjaltë
- lëngu i një portokalli
- 1 filxhan kafe vaj ulliri
- Për mbushjen e pulës:
- 500 gram mish i grirë
- 1 kokërr qepë mesatare
- 6 thelbi hudhra
- 1 lugë çaji mjaltë me kanellë
- ½ filxhan arra të grira trashë
- ½ filxhan gështenja të grira trashë
- 1 filxhan kafe verë e kuqe
- Vaj ulliri + kripë + rigon
Përshkrimi:
Në fillim përgatisim mbushjen e pulës së detit ku në një enë skuqim me 1 lugë gjelle gjalpë dhe pak kripë qepën e grirë me hurdhat dhe më pas shtojmë mishin e grirë.
Kur mishi të jetë pothuajse gati shtojmë arrat e grira mesatarisht dhe gështenjat e copëzuara, i përziejmë dhe vazhdojmë duke shtuar mjaltin me kanellë.
Në fund shtojmë verën dhe e përziejmë vazhdimisht derisa vera të avulloji dhe pas kësaj e lëm mënjanë të ftohet.
Kur mishi është ftohur e marrim dhe mbushim me kujdes pulën e detit të cilën e kemi pastruar më parë, pas kësaj e qepim me kujdes në mënyrë që mos të dale mbushja gjatë pjekjes.
Në fund në një tas të vogël përziejmë vajin e ullirit me mustardën, mjaltin dhe lëngun e portokallit dhe me masën e krijuar lyejmë gjithandej pulën e detit të cilën e vendosim në një tepsi ku shtojmë gjithashtu ujin dhe verën.
Pulën e mbulojmë me një letër kuzhine dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 150°C për 4 – 5 orë duke e kontrolluar dhe kthyer here pas here, pas kësaj e ngremë temperaturën në 200°C dhe e lëm një orë me shumë duke ja hequr letrën e kuzhinës me të cilën e kemi mbuluar.
Pasi e heqim pulën nga furra me lëngun e pulës pjekim patatet e vogla të cilat I presim në 2 – 3 pjesë ose sipas dëshirës dhe në fund i shërbejmë të dyja bashkë për një darkë të ndërrimit të viteve të pa harrueshëm.




