Mishra të Tjerë, Pjata Kryesore

Qofte me Salcë

0 comments

Ingredientët:

  • 500 gram mish i grirë                                           
  • 180 gram bukë e thekur si miell                          
  • 1 kokërr vezë                                                                     
  • 1 kokërr qepë e madhe                                       
  • 1 lugë gjelle hudhra të grira                                                        
  • 6 lugë gjelle vaji ulliri
  • 500 gram salcë domatesh                                               
  • 2 lugë çaji kripë                                                    
  • 1 lugë çaji sheqer                                                 
  • 2 gjethe dafine    
  • 1 filxhan uji
  • 10 – 12 ullinj të zinj të mëdhenj
  • Erëzat:
  • ½ + ½ lugë çaji rigon
  • ½ + ½ lugë çaji nenexhik
  • ½ + ½ lugë çaji kumin
  • ½ + ½ lugë çaji selino
  • ½ + ½ lugë çaji spec djegës
  • ½ + ½ lugë çaji spec i ëmbël
  • ½ + ½ lugë çaji rozmarinë

Përshkrimi:

Në fillim përgatisim qoftet ku në një enë të thellë përziejmë mirë mishin e grirë me 1 lugë gjelle salcë, dhe ½ lugë çaji te të gjitha erëzave të mësipërme, rigon, nenexhik, kumin, selino, spec djegës, spec I ëmbël, rozmarinë dhe kripë.

Më pas shtojmë hudhrat e grira, vezën dhe pak nga pak bukën e thekur të bër miell, I përziejmë mirë të gjitha dhe i lëm mënjanë për 30 – 40 minuta të marinohen pak ndërkohë që përgatisim salcën.

Pas kësaj me mishin formojmë disa topa mesatarisht të vegjël ose sipas dëshirës të cilat I kalojmë në miell duke I rrotulluar me kujdes dhe I lëm mënjane.

Ndërkohë në një enë hedhim salcën dhe ujin, si dhe ½ lugë çaji të gjithë erëzave të mësipërme, rigon, nenexhik, kumin, selino, spec djegës, spec I ëmbël, rozmarinë,  kripë, sheqer dhe vaj ulliri

Qoftet që kemi formuar dhe kaluar në miell I vendosim brenda në salcë, shtojmë disa ullinj sipas dëshirës dhe I pjekim në furrë të para ngrohur 200°C për 45 minuta ose derisa uji I salcës të shteroji dhe yndyra të dale në sipërfaqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*