Brumra

Quiche me Artiçok dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 600 gram artiçok
  • 2 feta proshutë në kubik
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • ½ luge çaj kripë
  • 100 gram djathë gorgonzola
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë, piper, rigon sipas dëshirës

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë dhe gatuajmë artiçokën, (ose mund të përdorim artiçoke ne kavanoz të cilat janë të konservuara dhe gati për tu përdorur), nëse i kemi të freskëta fillimisht i lajmë me ujë të ftohtë, i presim bishtin dhe pjesën e sipërme dhe fillojmë i heqim të gjithë fletët derisa të mbetet pjesa e mesit e cila i ka fletët më të njoma dhe të buta se pjesa tjetër. Këtë pjesë e ziejmë për 15 – 20 minuta dhe pas kësaj e lëm te ftohët dhe të kullojë para se ta presim në copa mesatare dhe ta marinojmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe rigon.

Në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin dhe kripën, dhe më pas shtojmë vezët të cilat I kemi rrahur mënjanë në një tas të vogël.

Petën brisee (zakonisht unë e marr të gatshme në supermarket) e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej artiçokën, proshutën të cilën e kemi prerë në kubik dhe djathin gorgonzola, mbi to shtojmë qumështin që kemi përzier me vezët dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 40 minuta .

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet para se ta presim. Është një vakt i plotë dhe shumë i shijshëm

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*