Brumra, Byrek

Quiche me Brokoli dhe Domate Qershi

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 15 domate qershi
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 200 gram brokoli
  • 4 – 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • ½ lugë çaji mustardë
  • 1 tufë borzilok
  • 100 gram gorgonzola
  • 100 gram djathë parmigiano

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë dhe presim në pjesë të vogla brokolin të cilin e ziejmë për 5 – 10 minuta me ujë dhe kripë pas së cilave e kullojmë dhe e lëm mënjanë.

Vazhdojmë duke pastruar domatet qershi dhe duke I prerë në dy pjesë.

Mënjanë në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin, kripën, mustardën, borzilokun dhe vajin e ullirit dhe më pas shtojmë vezët të cilat i kemi rrahur mënjanë në një tas të vogël.

Petën brise e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej bronkolit e ziera, domatet qershi dhe djathin gorgonzola, shtojmë qumështin qe kemi përzier me vezët dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 40 – 45 minuta.

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*