Brumra

Quiche me Kërpudha dhe Brokoli

0 comments

Ingredientët

  • 1 petë Brisee
  • 500 gram kërpudha
  • 500 gram brokoli
  • 2 kokrra qepë të mëdha
  • 2 feta të trasha proshutë
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan çaji qumësht
  • ¼ filxhan çaji miell
  • ½ lugë çaji kripë
  • 100 gram djathë gorgonzola
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji timo

Përshkrimi

Në një tigan të thellë me pak vaj ulliri dhe kripë skuqim qepën dhe kur kjo e fundit fillon të zbutet shtojmë proshutën e prerë në kubik të vegjël dhe kërpudhat të cilat i kemi pastruar dhe prerë me feta, i përziejmë mirë të gjitha dhe pasi janë gatuar i lëmë të ftohen.

Mënjanë ziejmë brokolin me pak kripë, përreth 4 – 5 minuta sa të zbutet pak dhe pas kësaj e kullojmë, e copëzojmë dhe e lëmë të ftohet gjithashtu.

Në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin dhe kripën, shtojmë vezët të cilat i kemi rrahur më parë në një tas të vogël.

Petën brisee (zakonisht unë e marr të gatshme në supermarket) e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Pas kësaj shtojmë mbi petën brisë përzierjen me kërpudha dhe proshutë, mbi të qumështin që kemi përzier me vezët dhe në fund shpërndajmë gjithandej sipas dëshirës brokolin dhe gorgonzolën.

E pjekim në furrë të para ngrohur në 220°C për 40 minuta

Pasi e nxjerrim nga furra e lëmë të ftohet para se ta presim. Është një vakt i plotë dhe shumë i shijshëm

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*