Brumra, Byrek

Quiche me Kërpudha dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 500 gram kërpudha
  • 2 kokrra qepë të mëdha
  • 2 feta të trasha proshutë
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • ½ lugë çaji kripë
  • 100 gram djathë gorgonzola
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • ½ lugë çaji timo

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë dhe presim kërpudhat në feta dhe në një tigan skuqim qepën e prerë imët me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë.

Kur qepa fillon të zbutet shtojmë proshutën e prerë në kubik bashkë me kërpudhat, kripë dhe timo, i përziejmë mire derisa të gatuhen mjaftueshëm dhe të mos kenë më lëng, pas kësaj i heqim dhe i lëm mënjanë të ftohen.

Pas kësaj marrim petën brise e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej kërpudhat e gatuara dhe mbi to qumështin qe kemi përzier me vezët, përhapin gjithandej djathin gorgonzola dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 40 minuta .

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*