Brumra, Byrek

Quiche me Kërpudha, Proshutë dhe Pras

0 comments

Ingredientët:

  • 2 petë brisse
  • 2 pras (vetëm pjesa e bardhë)
  • 600 gram kërpudha porcini
  • 4 feta pastërma ose proshutë
  • 1/3 filxhan miell
  • 2 gota qumësht
  • 4 kokrra vezë
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • vaj + kripë

Përshkrimi:

Në fillim pastrojmë dhe presim shumë hollë prasin të cilin e skuqim me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë dhe kur prasi fillon të zbutet shtojmë kërpudhat e prera në 4 pjesë.

Pasi kërpudhat janë pothuajse gati shtojmë pastërmanë ose proshutën e prerë në kubik, I përziejmë mirë dhe I lëm mënjanë të arrijnë temperature ambienti.

Në një tepsi të cilën e kemi lyer më parë me vaj shtrojmë 2 petët njëra mbi tjetrën, me ndihmën e një piruni krijojmë disa hapje të vogla mbi gjithë sipërfaqen e petës, e mbulojmë me një letër kuzhine dhe e mbushim me fasule të pa bëra në mënyrë që kur të piqet mos të ngrihet dhe të prishet.

Petët I pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 30 minuta pas së cilave I heqim fasulet me kujdes dhe e lëm të pushoj për 5 minuta.

Ndërkohe që e kemi lënë petën të pushoj në një tas të vogël përziejmë mirë vezët me miellin dhe kur këto të dyja të jenë miksuar më së miri dhe mos kenë formuar kokrra shtojmë qumështin.

Mbi petët shtojmë përzierjen me kërpudha dhe mbi të qumështin me vezët dhe e rikthejmë menjëherë në furre (të cilën vazhdojmë ta kemi në 220°C) për ta pjekur dhe 30 – 40 minuta më shumë derisa të mpikset dhe të gatuhet plotësisht.

(duhet të bëjmë kujdes kur hedhim qumështin pasi petët janë shumë të thekura dhe qumështi mund të depërtoj)

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të pushoji 15 minuta para se ta hapim formën dhe ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*