Brumra

Quiche me Lule Kungulli

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 20 lule kungulli
  • 2 patate mesatare
  • 2 kunguj jeshil
  • 250 gram gjizë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • 1 lugë çaji kripë
  • 50 + 50 gram gorgonzola
  • 100 gram djathë parmigiano
  • 100 gram proshutë

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë lulet e kungullit dhe i heqim pjesën e mesit pasi është shumë e hidhur dhe i lëm mënjanë të kullojnë.

Ndërkohë ziejmë 2 patate të vogla dhe pasi i ziejmë i shtypin dhe pasi kanë arritur temperaturën e ambientit i përziejmë me gjizë, kripë, pak vaj ulliri dhe 50 gram gorgonzola derisa të përftojmë një masë kremoze me të cilën mbushim me kujdes lulet e kungullit.

Mënjanë në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin, kripën dhe vajin e ullirit dhe më pas shtojmë vezët të cilat i kemi rrahur mënjanë në një tas të vogël.

Petën brisee (unë zakonisht e marr të gatshme për të kursyer kohë) e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë shtrojmë gjithandej kungullin jeshil të cilin e kemi prerë në feta shumë të holla dhe mbi to hedhim qumështin qe kemi përzier me vezët.

Përhapin gjithandej mbi sipërfaqe gorgonzolën të thërrmuar në copëza, proshutën të prerë në kubik dhe djathin parmigiano.

Pas kësaj vendosim rreth e rrotull lulet e kungullit që kemi mbushur duke i radhitur njëra pas tjetrës sipas dëshirës.

Në fund e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 45 – 50 minuta dhe pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*