Brumra, Byrek

Quiche me Patate dhe Asparag

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisë
  • 4 patate mesatare
  • 100 gram proshutë
  • 1 majë lugë çaji rozmarine
  • 300 gram asparag
  • 4 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • ½ luge çaj kripë
  • 100 gram djathë gorgonzola
  • 2 – 3 lugë gjelle vaj ulliri
  • Piper sipas dëshirës

Përshkrimi:

Në fillim presim në kubikë shumë të vegjël patatet dhe bishtat e asparagëve dhe i përziejmë shumë pak në një tigan me 2 lugë gjelle vaj ulliri, kripë dhe rozmarinë.

I përziejmë për pak minuta derisa patatja të filloj të zbutet dhe pas kësaj e lëm mënjanë të ftohet ndërkohë që bëjmë gati montimin e quiche-së.

Në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin dhe kripën, dhe më pas shtojmë vezët të cilat I kemi rrahur mënjanë në një tas të vogël.

Petën brise e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej patatet që tashmë janë në temperaturë ambienti, proshutën të cilën e kemi prerë në kubik dhe djathin gorgonzola, shtojmë qumështin qe kemi përzier me vezët, e dekorojmë sipas dëshirës me lulet e asparagët (mund ti fusim edhe brenda nëse e kemi kohën e limituar) dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 40 – 45 minuta .

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*