Brumra, Byrek

Quiche me Patate dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 3 patate mesatare
  • 1 kokërr qepë
  • 100 gram proshutë
  • 1 degë rozmarinë
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • ½ luge çaj kripë
  • 100 gram djathë gorgonzola
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë dhe piper sipas dëshirës

Përshkrimi:

Në një tigan skuqim qepën e prerë imët me pak gjalpë, vaj ulliri dhe kripë.

Kur qepa fillon të zbutet shtojmë patatet e prera në kubik dhe rozmarinën e freskët, i përziejmë mire dhe e mbyllim kapakun e tiganit në mënyrë që patatja të qëndroje e butë (e kontrollojmë herë pas here duke I përzier vazhdimisht që mos të ngjisë)

Në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin dhe kripën, dhe më pas shtojmë vezët të cilat I kemi rrahur mënjanë në një tas të vogël.

Petën brise e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej patatet, proshutën të cilën e kemi prerë në kubik dhe djathin gorgonzola, shtojmë qumështin qe kemi përzier me vezët dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 40 minuta .

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*