Brumra, Byrek

Quiche me Patëllxhan dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 3 patëllxhan mesatarë
  • 100 gram proshut
  • 1 qepë e madhe e grirë
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • 1 luge çaj kripë
  • 100 gram djathë parmiggiano
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 100 gram gorgonzola

Përshkrimi:

Në një tigan të thellë skuqim qepën me pak gjalpë dhe kripë, vazhdojmë duke shtuar patëllxhanët të prerë mesatarisht sipas dëshirës dhe kur ato fillojnë të zbutet shtojmë proshutën e prerë në kubik, I përziejmë mirë të gjitha dhe e lëm mënjanë të ftohen.  

Ndërkohë që përgatitja e mësipërme është ftohur përgatisim pjesën tjetër ku në një enë mesatare përziejmë qumështin me miellin, kripën, dhe parmiggiano, e më pas shtojmë vezët të cilat I kemi rrahur mënjanë në një tas të vogël.

Petën brisee e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej përzierjen që përgatitëm më parë me patëllxhanët, shtojmë qumështin qe kemi trazuar me vezët, shpërndajmë gjithandej gorgonzolën e grirë me dorë dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 25 – 40 minuta .

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*