Brumra, Byrek

Quiche me Spinaq dhe Proshutë

0 comments

Ingredientët:

  • 1 petë Brisee
  • 600 gram spinaq
  • 1 – 2 kokrra qepë
  • 100 gram proshutë
  • 5 kokrra vezë
  • 1 filxhan qumësht
  • ¼ filxhan miell
  • ½ lugë çaji kripë
  • 100 gram djathë gorgonzola
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë spinaqin e lëm të kulloj dhe më pas e presim sipas dëshirës.

Në një tigan mesatarisht të thelle skuqim qepën e grirë mesatarisht me pak gjalp, vaj ulliri dhe kripë.

Kur qepa fillon të zbutet shtojmë proshutën e prerë në kubik të vegjël dhe pas saj spinaqin, e përziejmë mire derisa të gatuhen mjaftueshëm dhe të mos kenë më lëng, pas kësaj e heqim dhe e lëm mënjanë të ftohet.

Pas kësaj marrim petën brise e shtrojmë në një tepsi të cilën e kemi lyer me parë me vaj luledielli dhe me ndihmën e një piruni hapim mbi të gjithë sipërfaqen disa vrima të vogla në mënyrë që peta mos të fryhet gjatë pjekjes.

Mbi petë përhapim gjithandej spinaqin e gatuar dhe mbi to qumështin qe kemi përzier me vezët, përhapin gjithandej djathin gorgonzola dhe e pjekim në furrë të para ngrohur 220°C për 40 minuta .

Pasi e nxjerrim nga furra e lëm të ftohet pak para se ta presim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*