Embelsira

Reçel Fiku

0 comments

Ingredientët:

  • 2 kg fik të pjekur mirë
  • 1.5 kg sheqer kane
  • 300 – 500 ml uji
  • Lëngu i gjysmë limoni  

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë fiqtë dhe nëse janë të vegjël si në rastin tim i presim në dy ose 4 pjesë sipas dëshirës.

I vendosim në enën ku do te bëjmë reçelin dhe shtojmë sheqerin bashkë me ujin dhe pas kësaj i vendosim në zjarr mesatarë derisa të tretet sheqeri.

Pasi sheqeri është tretur e përziejmë herë pas here me ndihmën e një luge druri në mënyrë që mos të prishen copëzat e të ngjisë. (unë nuk e dua me copa të mëdha sepse e kam shumë të vështirë për të lyer bukën kështu që pasi ka përfund e bluaj me një blender dore por kjo është opsionale)

Mua zakonisht më mer 1 orë e 30 minuta – 2 orë derisa arrin konsistencën që unë dua. (çështja e orës ka të bej me trashësinë e reçelit, nëse e duam të hollë e mbajmë më pak në zjarr, nëse e duam të trashë si në rastin tim e mbajmë shumë)

E kuptojmë që është gati kur lëngu është trashur dhe kur hedhim një pikë në një pjatë pika qëndron pa rrjedhur.

Nëse e duam të hollë dhe pa kokrra e grijmë me blender siç e kam përmendur më lartë ose e lëm ashtu siç është.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*