Embelsira

Reçel me Boronica

0 comments

Ingredientët:

  • 2 kg boronica të freskëta
  • 2 kg sheqer kane
  • 2 gjethe hidersha
  • ¼ filxhan uji 
  • ½ lëng limoni 

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë boronicat nga çdo gjethe apo papastërti dhe pas kësaj i shpëlajmë me kujdes.

Menjëherë i vendosim në enën ku do te bëjmë reçelin dhe shtojmë sheqerin bashkë me ujin dhe pas kësaj i vendosim në zjarr mesatarë derisa të tretet sheqeri.

Pasi sheqeri është tretur e përziejmë herë pas here me ndihmën e një luge druri në mënyrë që mos të prishet kokrra e të ngjisë.

Mua zakonisht më mer 1 orë e 30 minuta – 2 orë derisa arrin konsistencën që unë dua. (çështja e orës ka të bej me trashësinë e reçelit, nëse e duam të hollë e mbajmë më pak në zjarr, nëse e duam të trashë si në rastin tim e mbajmë shumë)

E kuptojmë që është gati kur lëngu është trashur dhe kur hedhim një pikë në një pjatë pika qëndron pa rrjedhur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*