Reçel me Kumbulla të Kuqe
Recipe by Rozafa
Course: DessertDifficulty: Easy
Koha e Përgatitjes
15
minutesKoha e Gatimit
1
hour30
minutesIngredientët
2 kg kumbulla
2 kg sheqer
2 shkopinj kanellë
1 lugë çaji kanellë
Lëngu i gjysmë limoni
Përshkrimi
- Si fillim pastrojmë kumbullat dhe nëse janë dhe i presim në pjesë të vogla sipas dëshirës.
- vendosim në enën ku do te bëjmë reçelin dhe shtojmë sheqerin dhe pas kësaj i vendosim në zjarr mesatarë derisa të tretet sheqeri.
- Pasi sheqeri është tretur e përziejmë herë pas here me ndihmën e një luge druri në mënyrë që mos të prishen copëzat e të ngjisë.
- Kur sheqeri ka shkrirë plotësisht shtojmë shkopinjtë e kanellës.
- Mua zakonisht më mer 1 orë e 30 minuta – 2 orë derisa arrin konsistencën që unë dua. (çështja e orës ka të bej me trashësinë e reçelit, nëse e duam të hollë e mbajmë më pak në zjarr, nëse e duam të trashë si në rastin tim e mbajmë shumë)
- kuptojmë që është gati kur lëngu është trashur dhe kur hedhim një pikë në një pjatë pika qëndron pa rrjedhur.
- ëse e duam të hollë dhe pa kokrra e grijmë me blender por ky reçel nuk i ka kokrra shumë të mëdha kështu unë e lë ashtu por kjo varet nga preferencat personale.




