Embelsira

Reçel me Manaferra

0 comments

Ingredientët:

  • 2 kg manaferra
  • 2 kg sheqer kane kane
  • 2 gjethe hidersha
  • ½ filxhan uji
  • Lëngu i 1 limoni

Përshkrimi:

Si fillim shpëlajmë manaferrat dhe më pas i vendosim në enën ku do te bëjmë reçelin dhe shtojmë sheqerin bashkë me ujin dhe pas kësaj i vendosim në zjarr mesatarë derisa të tretet sheqeri.

Pasi sheqeri është tretur e përziejmë herë pas here me ndihmën e një luge druri në mënyrë që mos të prishet kokrra e të ngjisë. (Mua nuk më pëlqen me kokrra të plota sepse më duket e vështirë për të lyer bukën kështu që e bluaj por kjo gjë është opsionale dhe sipas dëshirës individuale)

Pas kësaj shtojmë lëngun e limonit i cili na ndihmon në kohëzgjatjen e reçelit për mos tu sheqerosur.

Mua zakonisht më mer 1 orë e 30 minuta – 2 orë derisa arrin konsistencën që unë dua. (çështja e orës ka të bej me trashësinë e reçelit, nëse e duam të hollë e mbajmë më pak në zjarr, nëse e duam të trashë si në rastin tim e mbajmë shumë)

Para se ta heqim nga zjarri shtojmë hidershanë.

E kuptojmë që është gati kur lëngu është trashur dhe kur hedhim një pikë në një pjatë pika qëndron pa rrjedhur.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*