Ingredientët:
- 2 panxhar të zier
- 3 qepë të njoma
- 3 lugë gjelle vaj me spec djegës
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 ½ lëng limoni
- 1 – 2 lugë çaji kripë
Përshkrimi:
Në një grirës elektrik grijmë mire panxharin të cilat e kemi zier pak dhe qëruar, qepët e njoma të prera në copa mesatarisht të mëdha, kripën, vajin e specit djegës ose spec djegës (kjo varet nga dëshira) vaj ulliri dhe lëng limoni.
I bluajmë mire të gjitha derisa të përftojmë një masë kremoze si në foto.




