Ingredientët:
- 1 litra ujë
- 2 lugë çaji salep I mirfilltë
- 1 ½ lugë çaji kanellë
- 5 – 6 karafil të thatë
- ½ lugë çaji xhinxher
- 4 lugë gjelle sheqer
Përshkrimi:
Në një enë mesatare përziejmë salepin pluhur, me kanellën, karafilin, xhinxherin dhe sheqerin.
Tek miksimi i mësipërme shtojmë pak nga pak ujin duke e përzier vazhdimisht derisa të kemi përftuar një masë homogjene.
Masën e vendosim te marrë valë duke mos e ndalim përzierjen derisa të arrijë trashësinë e dëshiruar (rreth 20 minuta) ose të formojë një cipë të hollë në sipërfaqe.
Pas kësaj e shërbejmë të nxehtë duke e spërkatur me kanelle pluhur.
P.S: Duhet theksuar se salepi që kam përdorur është salep I mirëfilltë dhe jo nga ai që mund të gjendet ne supermarkete.




