Sallatë

Sallata e Bajramit

0 comments

Ingredientët:

  • 200 gram miks gjethesh (rukola, valeriana, radicchio, spinaq…)
  • 1 qepë e kuqe mesatare
  • 2 kastravecë të vegjël
  • 200 gram domate qershi
  • ¼ filxhan pisha të pjekura
  • ¼ filxhan fara kungulli
  • ¼ filxhan fara luledielli
  • 2 lugë gjelle susam i pjekur
  • 200 gram djathë bree
  • 10 – 15 manaferra të freskëta
  • Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
  • Aceto Balsamico kremoz

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga gjethet të cilat pasi i lajmë i lëm të kullojmë dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.

Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla dhe zbutur pak me dorë, shtojmë kastravecët të cilët i kemi qëruar dhe prerë në copa të vogla bashkë me domatet të prera në dy pjesë.

Më pas djathin bree të prerë në feta mesatare dhe në fund shpërndajmë gjithandej farat e pishës, farat e kungullit, farat e lulediellit, susamin dhe manaferrat.

E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton balsamiko kremoz dhe e servirim duke dhuruar një shije të mrekullueshme për të gjithë ata që do ta provojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*