Ingredientët:
- 200 gram miks gjethesh (rukola, valeriana, radicchio, spinaq…)
- 1 qepë e kuqe mesatare
- 2 kastravecë të vegjël
- 250 gram domate qershi
- 5 – 6 baby misra
- 1 kavanoz qiqra të ziera
- ½ filxhan cashew
- ¼ filxhan fara kungulli
- 1 filxhan fara shege të kuqe
- 2 lugë gjelle fara luledielli
- 200 gram djathë i bardhë
- Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
- Aceto Balsamico kremoz
Përshkrimi:
Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga gjethet të cilat pasi i lajmë i lëm të kullojmë dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla dhe zbutur pak me dorë, shtojmë kastravecët të cilët i kemi qëruar dhe prerë në copa të vogla bashkë me domatet të prera në dy pjesë.
Më pas misrat e vegjël të copëzuar bashkë me qiqrat e ziera.
Në fund shpërndajmë gjithandej farat cashew, farat e kungullit, farat e lulediellit, thërrmojmë djathin e bardhë dhe shegët.
E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të mrekullueshme për të gjithë ata që do ta provojnë.




