Sallatë

Sallatë Caprese Me Pjeshka

0 comments

Ingredientët:

  • 3 pjeshka mesatare
  • 300 gramë mozzarella
  • 2 degë borzilok
  • Pak kripë
  • Vaj ulliri ekstra të virgjër
  • Pak açeto kremoz

Përshkrimi:

Sallata Caprese është një nga sallatat më të thjeshta Italiane, mjaftojnë vetëm 3 ingredientë bazë dhe ti ke një kombinim super të shijshëm.

Si fillim pastrojmë mirë pjeshkat dhe i presim me kujdes në rrathë, është shumë e rëndësishme që pjeshkat të jenë të pjekura në mënyrë që të priten më thjeshtë dhe bërthama të lirohet pa vëshitirësi.

Në një pjatancë fillojmë shtrojmë një fetë pjeshkë, një fetë mozzarella deri në fund, shpërndajmë nëpër të gjethet e borzilokut, e spërkasim pak me kripë dhe vaj ulliri ekstra të virgjër dhe açeto balsamico kremoz dhe e shërbejmë duke përftuar një sallatë caprese ndryshe por me plot shije.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*