Sallatë

Sallatë me Fasule, Quinoa dhe Mango

0 comments

Ingredientët:

  • Për Sallatën
  • 1 ½ filxhan quinoa me 3 ngjyra
  • 1 kavanoz fasule të kuqe
  • 1 kavanoz fasule të zeza
  • ½ filxhan fara kungulli të pjekura me pak kripë
  • 3 lugë gjelle susam i pjekur
  • 1 kokërr qepë e madhe e kuqe
  • 3 speca jeshil
  • 2 tufa majdanoz
  • 1 – 2 avokado të pjekura
  • 1 – 2 mango të pjekura
  • 100 – 200 gram djathë i bardhe
  • Për Salcën
  • Lëngu dhe lëkura e 2 limonëve
  • 1 lugë çaji mustardë
  • 1 lugë çaji kripë
  • 6 – 8 lugë gjelle vaj ulliri    
  • 1 lugë çaji mjaltë

Përshkrimi:

Në fillim në një tigan mesatarë pjekim farat e kungullit pa gjalpë apo vaj por me pak kripë derisa të shikojmë që marrin një si ngjyrë kafe të lehtë duke bërë shumë kujdes që mos të digjen.

Të njëjtën gjë bëjmë edhe për susamin por në ketë rast pa vaj, gjalpë apo kripë, dhe kur susami fillon të marre pak ngjyrë e heqim dhe e bashkojmë me farat e kungullit.

Për këtë recetë kam përdorur fasule të konservuara meqenëse me ndodheshim në shtëpi dhe doja diçka të shpejtë, të shijshme dhe të shëndetshme.

Për sa I përket quinoas e pastrojmë mirë dhe e vendosim ne një ene bashkë me ujin, me 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe ½ lugë çaj kripë (quinoa gatuhet njësoj si orizi) pasi ka marrë valë e lëm të ziejnë për 35 minuta në temperaturë mesatare dhe kur është gatuar plotësisht e heqim nga zjarri dhe e përziejmë disa here qe te shkriftërohet.

Ndërkohë mënjanë presim qepën në kubikë, specat gjithashtu në katrorë të vegjël, avokadot në kubik bashkë me mangon dhe djathin e bardhë.

Të gjithë ingredientët e mësipërm I miksojmë në një tas të madh (fasulet, quinoan, farat, specat, qepën, avokadon, mangon, djathin dhe në fund majdanozin e grirë imët duke përftuar një sallatë shumëngjyrëshe.

Për salcën, miksojmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkurën e limonëve, vajin e ullirit, mustardën, mjaltin dhe kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*