Ingredientët:
- 1 ½ filxhan fasule të bardha
- 1 ½ filxhan quinoa e zezë
- 3 speca të kuq
- 2 kastravecë mesatarë
- 1 kavanoz kastravecë turshi
- 3 degë selino
- 4 qepë të njoma
- 4 hudhra të njoma
- 300 gram domate qershi
- Për Salcën
- Lëngu dhe lëkura e 2 limoni
- 8 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaj kripë
- Për Dekor:
- 200 gram cashew të pjekur
- 200 gram djathë i bardhë
Përshkrimi:
Pastrojmë mire fasulet dhe I vendosim në një enë bashkë me ujin të pushojnë për 2 orë, më pas i kullojmë dhe i vendosim të ziejnë të mbuluara me ujë, 3 – 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaj kripë, pasi kanë marrë valë i lëm të ziejnë për 45 – 60 minuta në temperaturë mesatare duke i kontrolluar vazhdimisht që mos të zbutën shumë. (koha varet nga lloji i fasuleve)
Pasi kanë zier I kullojmë dhe enën ku i hedhim e fusim në ujë të ftohtë në mënyrë që të ftohen shpejt dhe mos të gatuhen më tej.
Për sa I përket quinoas e pastrojmë mirë dhe e vendosim ne një ene bashkë me ujin, me 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe ½ lugë çaj kripë (quinoa gatuhet njësoj si orizi) pasi ka marrë valë e lëm të ziejnë për 35 minuta në temperaturë mesatare dhe kur është gatuar plotësisht e heqim nga zjarri dhe e përziejmë disa here qe te shkriftërohet.
Ndërkohë mënjanë presim holle qepën e njomë bashkë me hudhrat e njoma, specat, kastravecët dhe ato turshi në katrorë të vegjël, selinon në copëza të vogla dhe domatet ne 4 pjesë.
Të gjithë ingredientët e mësipërm I miksojmë në një tas të madh (fasulet, quinoan, hudhrat, qepët, specat, kastravecët, selinon dhe domatet.
Në fund kur e servirim shtojmë djathin e thërrmuar, arrat cashew, dhe mbi to salcën të cilën e kemi përgatitur më parë duke përzier të gjithë ingredientët e salcës në një kavanoz të vogël.
Tani kemi gati një sallatë proteinike, plot ngjyra dhe shije për një drekë perfektë.




