Sallatë

Sallatë me Fasule të zeza dhe Bullgurë

0 comments

Sallatë me Fasule të zeza dhe Bullgurë

Recipe by Rozafa Course: SaladsDifficulty: Medium
Servings

8

servings
Prep time

40

minutes
Cooking time

40

minutes

Ingredientët

  • 300 gram 300 fasule të zeza

  • 150 gram 150 bullgurë

  • 1 kokërr 1 qepë e kuqe madhe

  • 1 kavanoz 1 misra të zier

  • 5 5 kastravecë turshi

  • 5 5 speca të kuq turshi

  • 2 2 avokado të pjekura

  • ½ filxhan ½ arra të pjekura

  • ½ filxhan ½ fara luledielli të pjekura

  • 3 lugë gjelle 3 fara lini

  • Për Salcën:

  • Lëngu dhe lëkura e 2 limonëve

  • 1 lugë çaji 1 kripë

  • 6 – 8 lugë gjelle 6 – 8 vaj ulliri

  • 1 lugë çaji 1 mustardë

Përshkrimi

  • Në fillim pastrojmë mirë fasulet duke i shpëlarë disa herë dhe më pas i vendosim në një enë të thellë me ujin dhe pak kripë dhe I lëm të ziejnë pasi kanë marrë valë për 20 – 30 minuta në temperature mesatare duke I kontrolluar vazhdimisht që mos të zihen më shumë seç duhet pasi nëse bëhen shumë të buta do të prishen gjatë përzierjes së sallatës.
  • Mënjanë shpëlajmë disa herë bullgurin dhe në një enë mesatare ziejmë 300 ml uji me pak kripë dhe vaj ulliri dhe pasi uji merr valë shtojmë bullgurin, e përziejmë dhe e lëm të marë valë, pas kësaj e mbyllim me kapak dhe e lëm për 35 minuta në temperature mesatarisht të ulët.
  • Pasi I gatuajmë fasulet, i kullojmë dhe enën me fasule e vendosim në një enë tjetër të mbushur me ujë të ftohtë në mënyrë që mos të gatuhen më tutje.
  • Në fund i bashkojmë bashkë fasulet dhe bullgurin ndërkohë që përgatisim pjesën tjetër.
  • Mënjanë presim qepën, specat, kastravecët turshi, dhe avokadon në kubikë dhe i shtojmë tek përzierja e fasuleve me bullgurë.
  • Shtojmë dhe misrat e zier të cilat i kemi shpëlare dhe kulluar më parë e në fund arrat e grira mesatarisht me dorë në mënyrë që të ndjehen gjatë konsumimit, farat e lulediellit dhe farat e linit të cilat i kemi kaluar në tigan pa vaj për 3 – 5 minuta e i përziejmë të gjitha me kujdes.
  • Për salcën, miksojmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkurën e limonëve, vajin e ullirit, mustardën dhe kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*