Sallatë

Sallatë me Fasule të Zeza dhe Qiqra

0 comments

Ingredientët:

  • 1 ½ filxhan fasule të zeza të vogla ose 2 kavanoz nga 400 gram
  • 1 filxhan qiqra të ziera
  • 1 kavanoz misra të zier
  • 1 kavanoz filiza të njom
  • 1 kokërr qepe e kuqe e prerë në kubik
  • 4 – 5 speca të kuq të prerë në kubik të vegjël
  • 2 avokado të mëdha të prera në kubik
  • 500 gram domate qershi të prera në 2 pjesë
  • Lëngu dhe lëkura e 2 limonëve
  • 6 – 8 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaj mustardë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë çaj kripë

Përshkrimi:

Pastrojmë mire fasulet dhe I vendosim në një enë bashkë me ujin, 3 – 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaj kripë, pasi kanë marrë valë I lëm të ziejnë për 35 – 45 minuta në temperaturë mesatare duke i kontrolluar vazhdimisht që mos të zbutën shumë. (ose mund të përdorim të konservuara)

Pasi kanë zier I kullojmë dhe enën ku i hedhim e fusim në ujë të ftohtë në mënyrë që të ftohen shpejt dhe mos të gatuhen më tej

Të njëjtën proçedurë ndjekim edhe për të zier qiqrat, vetëm se këto të fundin duan një kohë më të gjatë 50 – 60 minuta (rekomandoj të gatuhen në tenxhere me presion në temperaturë mesatare)

Kur fasulet janë ftohur shtojmë mbi to qiqrat e ziera, misrat e zier, qepën e prerë në kubik, specat e kuq, avokadon, domatet qershi dhe filizat e njomë.  I përziejmë mirë të gjitha me kujdes dhe I lëm mënjanë.

Për salcën, miksojmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkurën e limonëve, vajin e ullirit, mustardën, mjaltin dhe kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*