Ingredientët:
- 3 kunguj te prerë në shirita
- 3 kastravecë të vegjël të prerë në shirita
- 3 – 4 karrota mesatare të prera në shirita
- 500 gram domate qershi të prera në 2 pjesë
- 250 gram quinoa e bardhë e zier
- 1/3 filxhan rrush I thatë I zi
- 1/3 filxhan arra të grira trashë
- 1 tufë majdanoz I grirë
- 1 tufë mente
- Lëngu dhe lëkura e 1 limoni
- Lëngu dhe lëkura e 1 portokalli
- 6 lugë gjelle vaj ulliri
- 1 lugë çaj mustardë
- 1 lugë gjelle mjaltë
- 1 lugë çaj kripë
Përshkrimi:
Lajmë mirë kastravecët, kungujt dhe karrotat dhe me pas me ndihmën e një qëruesi për patate I presim hollë me shirita. Shiritat e prerë I vendosim në një enë të cilën e kemi mbushur më parë gjysmën me akull dhe gjysmën me ujë, i mbulojmë me një qese kuzhine dhe i lëm gjithë natën ne frigorifer (kjo do ti jap një shije të freskët dhe krokante)
Pasi I nxjerrim nga frigoriferi I kullojmë mirë dhe i presim në pjesë të vogla, mbi to shtojmë domatet qershi të prera në 2 pjesë, quinoa-n e bardhë të cilën e kemi zier me parë (1 filxhan quinoa me 1 filxhan ujë), rrushin e thatë, arrat, majdanozin dhe menten e grirë, I përziejmë mire dhe I lëm mënjanë për të përgatitur salcën
Për salcën, miksojmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkura e limonit bashkë me të portokallit, vajin e ullirit, mustardën, mjaltin dhe kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.




