Sallatë

Sallatë me Lakër Spinaq dhe Domate të Thata

0 comments

Sallatë me Spinaq dhe Domate të Thata

Recipe by Rozafa
0.0 from 0 votes
Course: SaladsDifficulty: Easy
Servings

4

servings
Prep time

20

minutes
Cooking time

0

minutes
Calories

0

kcal

Ingredientët

  • ½ lakër kineze e vogël

  • 1 qepë e kuqe e vogël

  • 200 gram spinaq i vogël

  • 10 domate qershi

  • 6 domate të thata

  • 1 fetë e hollë djathë gorgonzola

  • ½ filxhan arra

  • ¼ filxhan fara kungulli

  • 2 lugë gjelle fara susami

  • Vaj ulliri + vaj nga i domateve të thata

  • Kripë sipas dëshirës

  • Aceto Balsamico kremoz

Përshkrimi

  • Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga gjethet të cilat pasi i lajmë i lëm të kullojmë dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
  • Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla dhe zbutur pak me dorë, domatet qershi të prera në feta dhe domatet e thata të prera në copa.
  • Më pas djathin gorogonzola të copëtuar, farat e kungullit, arrat e grira mesatarisht ose të thërrmuara me dorë dhe susamin.
  • E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe vaj nga marinimi i domateve të thata, më pas aceton balsamico kremoz dhe e servirim duke dhuruar një pjatë të bukur dhe një shije të mrekullueshme për të gjithë ata që do ta provojnë.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*