Sallatë

Sallatë me Lakër të Bardhe dhe Karrota

0 comments

Ingredientët:

  • ½ lakër e vogël e bardhë
  • 5 – 6 karota mesatare
  • 2 degë selino
  • 10 – 15 ullinj
  • 1 – 2 limona
  • ½ filxhan shegë të kuqe
  • Vaj ulliri + kripë

Përshkrimi:

Si fillim pastrojmë mirë lakrën duke i hequr fletët e para dhe pas kësaj e ndajmë në dy pjesë, më pas qërojmë karotat dhe pastrojmë selinon.

Me një rende të holle grijmë në fillim karotat, vazhdojmë duke grirë lakrën dhe në fund selinon.

I vendosim në një enë të thellë, i përziejmë mirë dhe pas kësaj shtojmë kripë, vaj ulliri dhe limon sipas dëshirës.

Në fund e servirim duke e dekoruar me ullinj, feta limoni dhe fara shege të kuqe.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*