Sallatë

Sallatë me Quinoa dhe Lakra Brukseli

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan quinoa me 3 ngjyra
  • 2 filxhan lëng perimesh
  • 500 gram lakra brukseli
  • 2 feta të trasha proshutë
  • ¼ filxhan pisha
  • ¼ – ½ filxhan boronica të kuqe të thata
  • ½ lugë çaji kripë
  • 1 kavanoz qiqra të ziera
  • 2 avokado të pjekura
  • 2 qepë të njoma
  • 100 – 200 gram djathë I bardhë
  • Aceto Balsamico kremoz

Përshkrimi:

Pastrojmë mire quinoan dhe e vendosim ne një ene bashkë me lëngun e perimeve, me 2 lugë gjelle vaj ulliri dhe ½ lugë çaj kripë (quinoa gatuhet njësoj si orizi) pasi ka marrë valë e lëm të ziejnë për 35 minuta në temperaturë mesatare dhe kur është gatuar plotësisht e heqim nga zjarri dhe e përziejmë disa herë që të shkrifërohet.

Mënjanë pastrojmë lakrat, duke i hequr fletët e para, i presim në dy pjesë dhe i përziejmë me kripë, vaj ulliri, aceto balsamico dhe i hedhim në tepsinë e furrës që kemi ngrohur në 220°C për ti pjekur 10 minuta pas së cilave e ulim temperaturën e sobës në 200°C dhe i lëmë 10 minuta të tjera. Pasi kanë kaluar 20 minuta e hapim sobën dhe shtojmë proshutën e prerë në kubik, boronicat e kuqe të thata dhe pishat dhe i lëm 5 minuta pas së cilave i heqim nga furra dhe i spërkasim me aceto balsamico.

Në një ene të thelle bashkojmë quinoan me lakrat e brukselit miksuam më parë, qiqrat e ziera, avokadot e prera në kubik, qepët e njoma të grira holle dhe djathin e bardhë të prerë në kubik ose të thërrmuar me dorë.

Shtojmë kripë, vaj ulliri dhe aceto balsamico sipas dëshirës dhe ja ku kemi një vakt të plotë dhe të shëndetshëm.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*