Ingredientët:
- 2 filxhan quinoa me 3 ngjyra
- 4 filxhan lëng perimesh
- 2 patate të ëmbla
- 1 kokërr qepë e madhe
- 2 thelbi hudhra
- 2 lugë gjelle vaj arre kokosi
- 1 lugë gjelle timo
- 2 degë rozmarinë
- 1 lugë çaji sherebel
- ½ lugë çaji kanellë
- 1 ½ lugë çaji kripë
- ½ filxhan arra pecan
- 100 – 200 gram djathë I bardhë
- Piper sipas dëshirës
- 2 lugë gjelle uthull molle
Përshkrimi:
Pastrojmë mire quinoan dhe e vendosim ne një ene bashkë me lëngun e perimeve, me 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe ½ lugë çaj kripë (quinoa gatuhet njësoj si orizi) pasi ka marrë valë e lëm të ziejnë për 35 minuta në temperaturë mesatare dhe kur është gatuar plotësisht e heqim nga zjarri dhe e përziejmë disa here qe te shkriftërohet.
Në një tigan skuqim pa vaj arrat pecan dhe I lëm mënjanë dhe tek i njëjti tigan skuqim qepën e prerë imët bashkë me hurdhat me pak vaj arre kokosi e kripë.
Kur qepa fillon të zbutet shtojmë patatet e ëmbla të qëruara dhe të prera në kubik, piperin, timon, rozmarinën e freskët, sherebelën dhe kanellën, i përziejmë mire dhe e mbyllim kapakun e tiganit në mënyrë që patatja të qëndroje e butë (e kontrollojmë herë pas here duke I përzier vazhdimisht që mos të ngjisë)
Në një ene të thelle bashkojmë quinoan me patatet e ëmbla që skuqëm më parë, arrat e skuqura pa vaj, pak rozmarinë të freskët dhe djathin e bardhë të prerë në kubik.
Shtojmë kripë, vaj ulliri dhe uthull sipas dëshirës dhe ja ku kemi një vakt të plotë dhe të shëndetshëm.




