Ingredientët:
- Për Sallatën:
- 2 filxhan quinoa me 3 ngjyra
- 3 speca të kuq
- 3 speca jeshil
- 1 kokërr qepë e kuqe
- 2 mango e pjekur
- 2 avokado të pjekura
- 2 tufa majdanoz
- 150 gram djathë i bardhë
- 50 gram arra
- Për Salcën
- Lëngu dhe lëkura e 2 limonëve
- 1 lugë çaji mustardë
- 1 lugë çaji sheqer
- 1 lugë çaji kripe
- 6 – 8 lugë gjelle vaj ulliri
Përshkrimi:
Quinoan e pastrojmë mirë dhe e vendosim ne një ene bashkë me ujin, me 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe ½ lugë çaj kripë (quinoa gatuhet njësoj si orizi) pasi ka marrë valë e lëm të ziejnë për 35 minuta në temperaturë mesatare dhe kur është gatuar plotësisht e heqim nga zjarri dhe e përziejmë disa here qe te shkriftërohet.
Ndërkohë mënjanë presim qepën, avokadon dhe mangon në kubikë, specat gjithashtu në katrorë të vegjël, majdanozin e grijmë hollë ndërsa djathin e thërrmojmë me duar ose në kubikë sipas dëshirës.
Të gjithë ingredientët e mësipërm I miksojmë në një tas të madh bashkë me quinoan të cilën e kemi lënë të arrij një temperature ambienti dhe në fund shtojmë arrat e thërrmuara mesatarisht.
Për salcën, miksojmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkurën e limonëve, vajin e ullirit, mustardën, sheqerin e kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.




