Sallatë

Sallatë me Quinoa, Thjerrëza dhe Kërpudha

0 comments

Ingredientët:

  • 1 filxhan thjerrëza  + 2 filxhan ujë
  • 1 ½ filxhan quinoa + 2 filxhan ujë
  • 10 – 12 karota të prera në feta rrumbullake
  • 1 kg kërpudha të prera në feta
  • 5 kokrra qepë të njoma
  • 100 gram ullinj pa fara, të prerë në dy pjesë
  • 100 gram arra të grira trashë
  • 2 avokado të prera në kubik
  • Lëngu dhe lëkura e  2 limonëve
  • 6 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë çaj mustardë
  • 1 lugë gjelle mjaltë
  • 1 lugë çaj kripë

Përshkrimi:

Pastrojmë mire thjerrëzat dhe I vendosim në një enë bashkë me ujin, 3 – 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe 1 lugë çaj kripë, pasi kanë marrë valë I lëm të ziejnë për 35 – 45 minuta në temperaturë mesatare duke i kontrolluar vazhdimisht që mos të zbutën shumë.

Pasi kanë zier I kullojmë dhe enën ku i hedhim e fusim në ujë të ftohtë në mënyrë që të ftohen shpejt dhe mos të gatuhen më tej

Pastrojmë mire quinoan dhe e vendosim ne një ene bashkë me ujin, me 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe ½ lugë çaj kripë (quinoa gatuhet njësoj si orizi) pasi ka marrë valë e lëm të ziejnë për 35 minuta në temperaturë mesatare dhe kur është gatuar plotësisht e heqim nga zjarri dhe e përziejmë disa here qe te shkriftërohet.

Në një tigan mesatarë skuqim karotat me shumë pak vaj arre kokosi (ose ulliri) dhe kripë, i përziejmë mirë dhe pasi janë skuqur dhe zbutur pak i heqim dhe i lëm mënjanë.

Tek e njëjta enë skuqim kërpudhat duke shtuar pak vaj dhe kur të zbuten e të gatuhen plotësisht i heqim nga zjarri dhe i shtojmë mbi thjerrëzat të cilat I kemi hedhur në një tas të thelle.  

Vazhdojmë duke shtuar karrotat e skuqura, quinoan e zier, avokadon e prerë në kubik, qepët e njoma të grira hollë, ullinjtë pa fara të prerë në dy pjesë dhe arrat e grira trashë. I përziejmë mirë të gjitha me kujdes dhe I lëm mënjanë.

Për salcën, miksojmë në një kavanoz të vogël, lëngun dhe lëkurën e limonëve, vajin e ullirit, mustardën, mjaltin dhe kripën dhe e shtojmë mbi sallatë para se ta servirim.

Leave a Comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*