Ingredientët:
- 200 – 300 gram rukola
- 1 – 2 avokado të pjekura
- 1 mango e pjekur
- ¼ filxhan arra
- ¼ filxhan rrush i thatë
- ¼ filxhan fara kungulli
- 50 gram gorgonzola
- Vaj ulliri + aceto balsamico + kripë
Përshkrimi:
Në fillim pastrojmë dhe thajmë rukolën, nëse është shumë e madhe e presim sipas dëshirës në copa më të vogla
Mbi të shtojmë avokadon dhe mangon e prerë në feta të holla, arrat e thërrmuara mesatarisht me dorë, rrushin e thatë, farat e kungullit dhe gorgonzolën e thërrmuar.
Në fund e spërkasim gjithandej me pak kripë, vaj ulliri dhe aceto balsamico dhe kemi një super sallatë




