Ingredientët:
- 200 gram rukola
- 1 kokërr qepë e kuqe e vogël
- 10 – 15 domate qershi
- 3 – 4 lugë gjelle fara kungulli
- 3 – 4 lugë gjelle fara luledielli
- 10 – 15 luleshtrydhe
- ¼ filxhan arra të grira trashë
- Fara Lini për dekor
- Vaj ulliri + kripë sipas dëshirës
- Aceto Balsamico kremoz
Përshkrimi:
Si fillim pastrojmë mirë të gjithë përbërësit duke filluar nga rukola të cilën pasi i lajmë i lëm të kullojmë dhe në fund i vendosim në enën ku do të bëjmë sallatën.
Vazhdojmë me qepën të cilën e kemi prerë në feta shumë të holla e zbutur pak me dorë dhe domatet të cilët i kemi prerë në dy pjesë
Më Pas shpërndajmë gjithandej farat e kungullit dhe të lulediellit të cilat i kemi kaluar pak në tigan (pa gjalpë) thjeshtë tundur disa herë derisa të marrin një ngjyrë të lehtë dhe një shije krokante.
Në fund shtojmë luleshtrydhet e prera në mes, arrat e grira mesatarisht trashë dhe farat e linit.
E mbyllim duke i shtuar kripën, vajin e ullirit dhe aceton dhe e servirim duke dhuruar një shije të veçantë dhe një miksim perfekt midis të ëmblës dhe të kripurës.




